Jovanov në seancë për paraburgimin, Prokuroria kërkon të refuzohet garancia

Pronari i “Puls”, Dejan Jovanov – Deko, sot është shoqëruar në Gjykatën Penale në Shkup për t’u marrë në pyetje lidhur me paraburgimin. Kundër tij është hapur një hetim i ri për dhënie ryshfeti, ndërsa Prokuroria ka kërkuar paraburgim edhe në këtë lëndë.
Ekipi i Prokurorisë në lëndën për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan ka dhënë mendim negativ dhe i ka kërkuar Gjykatës që ta refuzojë si të pabazuar propozimin për garanci prej 195.820 eurosh për të akuzuarin e parë, Dejan Jovanov.
Nga Prokuroria theksojnë se një pjesë e pronës së paluajtshme të ofruar si garanci tashmë është objekt i procedurës së përmbarimit dhe nuk mund të vendoset nën hipotekë.
Për më tepër, sipas Prokurorisë, pjesa më e madhe e pronës përbëhet nga hapësira dhe objekte ndihmëse që më herët janë ndërtuar pa leje, për shkak të së cilës do të ishte e vështirë që ato të shndërroheshin në para në vlerën e vlerësuar.
Paraburgimi njëvjeçar i Jovanovit përfundon nesër, që është maksimumi ligjor nga dita e vlerësimit të aktakuzës.
Ndërkohë, kundër tij është hapur një hetim i ri për dhënie ryshfeti, ndërsa Prokuroria ka kërkuar paraburgim edhe në këtë lëndë. Për këtë propozim sot vendos Gjykata Themelore Penale në Shkup.
Rasti për zjarrin në “Puls” ndodhet në fazën e procedurës së provave. Në tragjedinë e 16 marsit 2025 humbën jetën 63 persona, ndërsa më shumë se 200 të tjerë u plagosën.



