Shasivari: Kur kujtesa ngjitet në skenë! Një natë për dhimbjen, qëndresën dhe dinjitetin kombëtar

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ndjekur në Teatrin e Tetovës shfaqjen dokumentare “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, bazuar në veprën e Enver Dugollit, së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

“Një mbrëmje me shumë emocion në Teatrin e Tetovës, në shfaqjen dokumentare “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, e bazuar në veprën e Enver Dugollit, e cila përmes artit solli në skenë rrëfimet dhe vuajtjet e të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe.

Nder i veçantë ta ndiqnim këtë shfaqje së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Kujtesa për atë që ka kaluar kombi ynë është përgjegjësi ndaj brezave që vijnë”, ka shkruar Shasivari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button