Trump: SHBA-ja ka “kontroll pothuajse të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se SHBA-ja ka “kontroll pothuajse të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa pretendoi se dërgesat e naftës përmes kësaj rruge ujore me rëndësi strategjike janë rritur në nivele historike ditët e fundit, raporton Anadolu.
“Ne kemi kontroll pothuajse të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit”, tha Trump gjatë një ceremonie për Muajin e Trashëgimisë Hispanike. “Në fakt, gjatë tri ditëve të fundit, nga Ngushtica e Hormuzit ka kaluar më shumë naftë se në çdo periudhë tjetër në historinë e Hormuzit”, shtoi ai.
Presidenti përsëriti se ushtria iraniane është “shkatërruar plotësisht” dhe tha se lufta së shpejti do të fitohet.
“Ne do ta fitojmë atë luftë shumë shpejt, në një mënyrë ose në një tjetër”, tha ai.
Në shkurt, SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftë kundër Iranit. Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe objektivave amerikane në rajon, përpara se të arrihej një marrëveshje armëpushimi në prill.
Washingtoni dhe Teherani nënshkruan në qershor një memorandum mirëkuptimi lidhur me lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, por zbatimi i tij ngeci për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me sigurinë në këtë rrugë ujore strategjike.



