Kasami: Festivali “Teuta”, një nga vlerat e rëndësishme kulturore të Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në edicionin e 15-të të Festivalit të Këngës së Vjetër Qytetare “Teuta”, duke vlerësuar rëndësinë e festivalit në ruajtjen e traditës dhe trashëgimisë kulturore të qytetit.
“Mbrëmë, me kënaqësi mora pjesë në edicionin e 15-të, të Festivalit të Këngës së Vjetër Qytetare “Teuta”, një ngjarje që ndër vite është shndërruar në një nga vlerat e rëndësishme kulturore të Tetovës!
Kënga e vjetër qytetare është kujtesë e një qyteti, pasuri e trashëguar brez pas brezi dhe një urë që na lidh me rrënjët tona!
Mirënjohje për të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e këtij festivali!” – ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button