13-vjeçari rrahet nga prindi i një bashkëmoshatari në Aerodrom – përfundon në spital

Një 13-vjeçar ka përfunduar në spital me lëndime pasi është sulmuar fizikisht nga prindi i një bashkëmoshatari të tij. Incidenti ka ndodhur dje pasdite në lagjen Aerodrom të Shkupit.
“ Më 25.09.2026, në orën 15:38, në SPB Shkup është raportuar nga Institucioni Shëndetësor Publik Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ‘Shën Naum Ohridski’ në Shkup se tek ta, me lëndime, është sjellë një 13-vjeçar nga Shkupi.
Sipas denoncimit, rreth orës 12:20, në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, ai është sulmuar fizikisht nga S.R., prindi i një bashkëmoshatari të tij”, njoftoi MPB-ja në buletinin ditor.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


