Ministria e Transportit: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria bëjnë një hap të ri drejt ndërtimit të tunelit hekurudhor ndërkufitar

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në takimin e dytë të Komitetit të Përbashkët në Shkup, theksuan përkushtimin e tyre për përshpejtimin e procedurave për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, njoftoi Ministria e Transportit.
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shakiri, shprehu kënaqësinë për përparimin e arritur dhe punën e përbashkët.
Ajo konfirmoi përkushtimin për përshpejtimin e procedurave dhe theksoi mbështetjen e marrë nga Bashkimi Evropian dhe institucionet financiare për financimin e tunelit.



