Sali nga Nju Jorku: Maqedonia e Veriut, partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, zhvilluan një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, në Nju Jork.

Takimi u zhvillua në prag të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku në fokus ishin çështje me rëndësi për Maqedoninë e Veriut, zhvillimet aktuale në arenën ndërkombëtare dhe roli i vendit në promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pas takimit, Sali theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe mesazhin që, sipas tij, përcjell për angazhimin e Maqedonisë së Veriut në skenën ndërkombëtare.

“Sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickovski, zhvilluam një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, në Nju Jork”, deklaroi Sali.

Ai tha se gjatë takimit u diskutua “për çështje me rëndësi për vendin tonë, zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe rolin e Maqedonisë së Veriut në promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Sipas Salit, takimi ishte gjithashtu një mundësi për të riafirmuar angazhimin e vendit ndaj institucioneve dhe parimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Një mundësi e rëndësishme për të riafirmuar përkushtimin tonë ndaj multilateralizmit, bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara dhe forcimit të pozitës së Maqedonisë së Veriut si partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare”, u shpreh zëvendëskryeministri Sali.

Takimi në Nju Jork zhvillohet në kuadër të angazhimeve të delegacionit të Maqedonisë së Veriut në prag të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button