Maqedonia e Veriut bojkoton Netanyahun, në kohën e Bujar Osmanit votohej kundër rezolutave për Gazën

Maqedonia e Veriut sonte dha një sinjal të qartë politik në Nju Jork ku delegacioni i vendit bojkotoi fjalimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq qëndroi në sallë.

Pjesë e delegacionit është edhe zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali i cili është distancuar, madje nga takimi bilateral me Vuçiqin.

Ky qëndrim vjen në kontrast me politikën e dikurshme të Shkupit zyrtar, kur në kohën e Bujar Osmanit në krye të diplomacisë, Maqedonia e Veriut kishte votuar kundër disa rezolutave të OKB-së për Gazën.

Nga votat në OKB te qëndrimi në Nju Jork, mesazhi politik duket i qartë; Shkupi po distancohet nga politika e vjetër dhe po artikulon një kurs të ri diplomatik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button