Bekim Sali: Maqedonia e Veriut riafirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka riafirmuar mbështetjen e vendit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, gjatë pjesëmarrjes në Platformën Ndërkombëtare për Krimenë.

Sali theksoi se aneksimi i Krimesë nuk duhet të njihet apo të normalizohet, ndërsa kërkoi tërheqjen e plotë të forcave ruse, mbrojtjen e civilëve dhe kthimin e sigurt të fëmijëve ukrainas.

“Paqja e drejtë dhe e qëndrueshme duhet të mbështetet në Kartën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Sali, duke shtuar se Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në solidaritetin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kuadër, ai përcolli qëndrimin e vendit për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe mbështetjen e Ukrainës në përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button