Kasami: Nëse ka zgjedhje të parakohshme, do t’i fitojmë dhe do të jemi pjesë e qeverisë

Kryetari i Tetovës dhe bashkëkryetar i partisë VLEN, Bilall Kasami, ka thënë se ata kanë deklaruar se janë të përgatitur për zgjedhje kurdo që të mbahen, por duke shtuar se fokusi i tyre si Qeveri si në nivel qendror dhe lokal është realizimi i projekteve dhe premtimeve.
“Është e panatyrshme të thuhet nga eksponentë të Qeverisë se do të shkohet në zgjedhje parakohshme. Edhe po të ketë zgjedhje të parakohshme ne besojmë se do të fitojmë ato zgjedhje, do të jemi pjesë e Qeverisë dhe do të duhet të vazhdojmë atë të cilën po mundohemi ta realizojmë”, tha Kasami, duke shtuar se ata si VLEN janë të bindur se do t’i fitojnë ato zgjedhje.



