Kontrolle të intensifikuara për mosrespektimin e rregullave të përparësisë së kalimit

Dje, në periudhën nga ora 07:00 deri në 12:00, Sektori për Punë të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një kontroll aksional në territorin e gjithë shtetit, me fokus ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e përparësisë së kalimit.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar 75 shkelje, ndërsa janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 283 shkelje të tjera të llojeve të ndryshme.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të vazhdojë me kontrollet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion dhe respektimin e vazhdueshëm të rregullave dhe dispozitave të trafikut.



