Padi penale ndaj personave nga Koseli dhe Prilepi për shitje droge

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj një 27-vjeçari nga fshati Kosel i Ohrit dhe një personi një vit më të madh nga Prilepi, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “prodhim dhe vënie në qarkullim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa personi nga Prilepi dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “mundësim të përdorimit të drogave narkotike”.
“Gjatë kontrollit në banesën e personit të dytë të kallëzuar, të kryer më 10 shtator 2026 me urdhër gjykate, punonjësit e policisë gjetën dhe sekuestruan disa paketime me marihuanë dhe kokainë, të cilat ai i kishte siguruar nga personi i parë i kallëzuar dhe i kishte ripaketuar për shitje të mëtejshme. Gjatë kontrollit, në banesën e personit të dytë të kallëzuar u gjet edhe një i mitur nga Manastiri, të cilit i kishte mundësuar përdorimin e marihuanës. Personat e kallëzuar u privuan menjëherë nga liria, ndërsa me të miturin, në prani të prindërve të tij dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, u zhvilluan biseda, pas të cilave do të dorëzohet kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga SPB Ohër.


