Thirrja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për 16 shtatorin: Kufizoni lëvizjet, mos i dërgoni fëmijët në shkollë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, ka dalë me një reagim, lidhur me paralajmërimet për demonstrate më 16 shtator, në ditën kur do të shpallet aktgjykimi në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.

Sipas njoftimit, ambasada amerikane kërkon që të shmangen zonat ku do të zhvillohet protesta dhe kërkon që të ketë kujdes nëse dikush gjendet pranë grumbullimeve të mëdha.

Në mesin e thirrjeve të kësaj ambasade, është edhe shmangie e zonave ku mund të ketë grumbullime të mëdha, mundësia e mbylljes së rrugëve dhe pengesave në trafik.

Gjithashtu, njëra prej thirrjeve ka qenë edhe për personelin e kësaj ambasade, ku u është kërkuar të mërkurën të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button