Mexhiti për Bajrush Mjakun: “53 vjet art, role dhe kontribut të çmuar në skenën shqiptare”

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në shfaqjen “Babai”, duke vlerësuar veçanërisht 53-vjetorin e karrierës artistike të aktorit Bajrush Mjaku.

“Son­te isha në shfaqjen “Babai”, në një mbrëmje që kishte një domethënie të veçantë, 53-vjetorin e karrierës artistike të Bajrush Mjakut.

Pesë dekada e më shumë në skenë, me role që kanë lënë gjurmë dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin shqiptar. Edhe sonte, përmes një teme të ndjeshme si Alzheimeri dhe raporti me prindin, Bajrush Mjaku dëshmoi fuqinë e një artisti të madh për të na prekur me artin e tij.

Respekt dhe mirënjohje për ty Bajrush, për 53 vjet art, role dhe kontribut të çmuar në skenën shqiptare”, ka shkruar Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button