Afrim Gashi nderon Bajrush Mjakun: “Mirënjohje për një jetë kushtuar skenës”

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka vlerësuar premierën “Babai” në Teatrin Shqiptar në Shkup, duke theksuar se kjo shfaqje shënon edhe një moment të veçantë në karrierën e aktorit Bajrush Mjaku.

“Premiera “Babai”, në Teatrin Shqiptar në Shkup, solli një mbrëmje të ngarkuar me emocion, ndërsa për Bajrush Mjakun kjo premierë shënon fundin e një epoke të gjatë në skenë. Pas dekadash krijimtarie e përkushtimi ndaj artit dhe kulturës shqiptare, ai i jep lamtumirën skenës me një vepër që flet për familjen dhe dinjitetin njerëzor. Përgëzime për premierën dhe mirënjohje për një jetë kushtuar skenës.”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button