“Qyteti i Sigurt” zgjerohet në Veles, kamerat nisin monitorimin e trafikut të shtunën

Sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të nisë të funksionojë edhe në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme në Veles, duke filluar nga e shtuna, 12 shtator 2026, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të aktivizohen në rrugët në territorin e SPB Veles.
Me aktivizimin e sistemit synohet të rritet kontrolli dhe monitorimi i vazhdueshëm i trafikut, si dhe të mundësohet zbulimi në kohë i shkeljeve të rregullave të komunikacionit.
Nga MPB presin që sistemi të ndikojë në rritjen e disiplinës së shoferëve dhe përmirësimin e sigurisë në rrugë, përmes një kontrolli më efikas të trafikut.
Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë vazhdimisht rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe, përmes sjelljes së përgjegjshme, të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.
Aktivizimi i sistemit në Veles paraqet një tjetër zgjerim të “Qytetit të Sigurt”, me qëllim forcimin e kontrollit të trafikut dhe parandalimin e shkeljeve në komunikacion.
Flaka



