AfD triumfon në zgjedhjet rajonale, sinjal alarmi për qeverinë e Merzit

Lars Klingbeil, bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë të Gjermanisë dhe zv.kancelar në koalicionin qeverisës të Friedrich Merz, tha se rezultati i zgjedhjeve rajonale në Saksoni-Anhalt ishte një mesazh për politikën në Berlin.

“Rezultati i zgjedhjeve është një arsye që qeveria federale të rishqyrtojë politikat e saj”, tha Klingbeil për transmetuesin publik ZDF.
Dhe jini të sigurt se kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”, shtoi ai.

Partia e ekstremit të djathtë AfD do fitojë 44.5% të votës në Saksoni, më shumë se dy fishin e asaj që pritet të marrë partia e kancelarit Merz, që sipas projeksioneve do fitojë vetëm 18.5% të votave, një përgjysmim nga rezultati i tyre i fundit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button