Kasami: Tetova shndërrohet në qendër të çiklizmit, rreth 80 çiklistë marrin pjesë në SharrCup

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se qyteti sot ka mirëpritur garën e çiklizmit SharrCup, e cila ka bashkuar sportistë nga disa vende të rajonit dhe Evropës.

Rreth 80 çiklistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Greqia, Zvicra dhe Bullgaria garuan në Tetovë, ndërsa Kasami ka theksuar se organizimi synon promovimin e sportit, turizmit dhe potencialeve të Malit Sharr.

“TETOVA SOT ËSHTË QENDRA E ÇIKLIZMIT!

Sot, Tetova mirëpriti SharrCup, një ngjarje e veçantë sportive që bashkon çiklizmin, natyrën dhe promovimin e potencialeve të jashtëzakonshme të qytetit tonë dhe Malit Sharr.

Rreth 80 çiklistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Greqia, Zvicra dhe Bullgaria garuan sot në Tetovë.

Kjo është Tetova që duam, aktive, moderne, e hapur dhe e orientuar drejt zhvillimit të sportit dhe turizmit.

Qëllimi ynë është që Tetova të jetë një destinacion ku gjatë gjithë vitit zhvillohen ngjarje sportive, kulturore dhe turistike, duke sjellë më shumë vizitorë dhe duke promovuar bukuritë dhe potencialet që kemi!”, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button