Zv/kryeministri Bekim Sali dhe Imerlije Saliu nga Zvicra: Mërgata nuk është vetëm remitance, por dije, përvojë dhe potencial

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, nga Zvicra ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Wil, së bashku me deputeten Imerlije Saliu.

Sali tha se diskutimi u përqendrua në çështje që prekin drejtpërdrejt mërgatën, përfshirë shërbimet institucionale, sigurinë juridike dhe pronësore, mundësitë për investime dhe shfrytëzimin e dijes e përvojës së mërgimtarëve.

“Mërgata nuk është vetëm remitancë. Ajo është dije, përvojë, sukses, identitet dhe një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit tonë. Mbi të gjitha, është pjesë e pandashme e jona”, deklaroi Sali.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit, si dhe të forcimit të lidhjes së brezave të rinj me vendlindjen.

Sali vlerësoi mikpritjen e organizatorëve në Xhaminë e Wil-it, veçanërisht të imamit Bekim Alimi dhe kryetarit të Komunitetit Shqiptar Mysliman, Fehim Abazi.

“Lidhja me mërgatën nuk duhet të kujtohet vetëm kur kërkohet vota apo mbështetja e saj. Ajo duhet të ndërtohet çdo ditë, me respekt, partneritet dhe vepra”, u shpreh Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button