Benzema mund të transferohet në Premier League, priten oferta nga Anglia

Karim Benzema mund të jetë një nga emrat më të bujshëm të futbollistëve të lirë në treg, pasi ka përfunduar bashkëpunimin me Al-Hilal.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, sulmuesi 38-vjeçar mund të marrë oferta nga klubet angleze, përfshirë skuadra të Premier League, të cilat mund ta transferojnë menjëherë si lojtar të lirë.

“Nuk do të habitesha nëse do të vinin oferta nga Anglia”, ka deklaruar Jacobs.

Francezi u largua nga Al-Hilal pas vetëm disa muajsh, gjatë të cilëve realizoi 10 gola në 16 paraqitje. Për të ka shfaqur interesim edhe Al-Shabab, ndërsa situata e tij po monitorohet nga disa klube turke.
Një kalim në Premier League do të përbënte përvojën e parë të Benzemas në futbollin anglez. Gjatë karrierës, ai është lidhur me klube si Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhami.
Me 484 gola në 895 ndeshje në nivel klubesh, Benzema mbetet një nga futbollistët më të njohur aktualisht pa kontratë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button