Arrestohen dy shtetas çekë që hynë pa autorizim në Kazermën “Ilinden”

Më 04.09.2026, në orën 16:30, në Kazermën “Ilinden” në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria M.S. (26) dhe A.H. (25), të dy shtetas të Republikës së Çekisë, me qëndrim në Shkup.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale sipas nenit 350 të Kodit Penal, “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje skicash apo vizatimesh të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake”.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button