Eurostat: 16,3 për qind e të rriturve në Evropë janë obezë, në Maqedoninë e Veriut obeziteti është pak më i ulët

Në vitin 2025, 16,3 për qind e personave mbi 18 vjeç në Bashkimin Evropian ishin obezë, pra kishin indeks të masës trupore (BMI) 30 ose më të lartë. Ndërkohë, 35,4 për qind kishin indeks të masës trupore midis 25 dhe 30. Në përgjithësi, më shumë se gjysma e popullsisë së BE-së ishte mbi peshën normale, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Burrat në BE kanë më shumë probleme me obezitetin sesa gratë. Shkalla e obezitetit te burrat është 17,4 për qind, krahasuar me 15,3 për qind te gratë. Gjithashtu, 41,9 për qind e burrave ishin mbi peshën normale, krahasuar me 29,3 për qind të grave.
Përqindja më e lartë është regjistruar në Maltë, ku më shumë se një e katërta e popullsisë është obeze. Pas saj renditen Lituania me 24,6 për qind dhe Finlanda me 23,2 për qind.
Shkalla më e ulët e personave obezë është regjistruar në Itali me 7,0 për qind, e ndjekur nga Greqia me 12,8 për qind dhe Rumania me 12,9 për qind.
Të dhënat e fundit të Eurostatit për Maqedoninë e Veriut janë të vitit 2022 dhe tregojnë se 15,4 për qind e qytetarëve ishin obezë.



