Të shtëna dhe bombardime në Gaza, plagoset një fëmijë

Një fëmijë është dërguar në spitalin Al-Shifa me lëndime të moderuara, pasi forcat izraelite hapën zjarr ndaj një kampi për personat e zhvendosur pranë qytetit të Gazës, raportoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Burime lokale i thanë gjithashtu Wafa-s se trupat izraelite kanë goditur me mjete shpërthyese shtëpi në Gaza rreth agimit të së shtunës.
Ndërkohë, është raportuar për të shtëna të shumta në lindje të qytetit të Gazës, ndërsa në veriperëndim të Rafahut po zhvillohet bombardim me artileri.


