VLEN: Një hap i madh drejt pavarësisë dhe sigurisë energjetike

Maqedonia e Veriut është bërë zyrtarisht pjesë e korridorit vertikal të gazit, nismë që lidh sistemet energjetike të vendeve të Evropës Juglindore dhe Qendrore.

Memorandumin në Selanik e nënshkroi drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama. Anëtarësimi në këtë korridor i hap vendit mundësi të reja për furnizim me gaz, zvogëlimin e varësisë nga një rrugë e vetme furnizimi dhe forcimin e pozitës së tij në rrjetin energjetik rajonal.

Kriza energjetike e viteve të fundit tregoi sa e kushtueshme mund të jetë një varësi e tillë. Prandaj, hapja e rrugëve të reja për furnizim është e rëndësishme si për ekonominë, ashtu edhe për sigurinë energjetike të vendit.

VLEN-i vlerëson punën e Nedim Ramës dhe ekipit të NOMAGAS-it. Marrëveshje të këtij niveli nuk arrihen brenda natës. Pas tyre qëndrojnë muaj pune, bisedime dhe koordinim me partnerët e rajonit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button