Vuçiq pranon kërkesën e opozitës, zgjedhje me 17 dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për të dielën, më 17 dhjetor.
Vuçiq ka thënë se Serbia do të jetë edhe në vijim nën presione të shumta si për shkak të Kosovës, ashtu edhe për çështje të tjera rajonale.
Edhe qeveria e Serbisë i kishte dërguar presidentit Vuçiq një propozim për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Krahas zgjedhjeve parlamentare, serbët do të votojnë më 17 dhjetor edhe për këshilltarët lokale në 65 qytete e komuna.
Mbajtja e zgjedhjeve të reja deri në fund të vitit ishte kërkesa kryesore e përfaqësuesve të partive opozitare që kanë organizuar për disa muaj me radhë protestat “Serbia kundër dhunës”.



