Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e dronëve që gjurmojnë dhe zgjedhin objektivin

“Ju gjurmon, ju ndjek pas dhe zgjedh objektivin” – me këto fjalë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i përshkroi dronët që planifikohen të prodhohen në këtë shtet në bashkëpunim me kompaninë izraelite, Elbit Systems.

Vuçiç zbuloi edhe më shumë detaje, duke thënë se Serbia do të ketë gjysmën e pronësisë në kompaninë e përbashkët, e cila, sipas tij, duhet të nisë punën në shtator.

Megjithatë, kompania në të cilën Elbit do të jetë bashkëpronare, dhe e cila është e regjistruar për prodhimin e armatimit, ende nuk është regjistruar, tregojnë të dhënat publike të regjistrit të bizneseve.

Për shkak të një hetimi mbi veprime korruptive, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) vitin e kaluar përkohësisht ndaloi blerjet e teknologjisë së Elbit-it, ndërsa partneri i kompanisë izraelite në Serbi pritet të jetë kompania shtetërore Jugoimport-SDPR, kompani ombrellë e industrisë serbe të mbrojtjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button