Pekini i kërkon SHBA-së të heqë sanksionet ndaj kompanive kineze që akuzohen për lidhje me Iranin

Pekini i bëri thirrje të enjten Shteteve të Bashkuara të heqin sanksionet e lidhura me Iranin ndaj kompanive dhe shtetasve kinezë, transmeton Anadolu.
“Kina ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj të vendosur ndaj sanksioneve të njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare ose autorizim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë, Huang Ling, në një konferencë për media.
Pavarësisht demarsheve të përsëritura të Kinës, Washingtoni ka vendosur sanksione ndaj kompanive dhe shtetasve kinezë për lidhje të pretenduara me Iranin, tha zëdhënësja, duke shprehur gjithashtu “pakënaqësinë e fortë dhe kundërshtimin e vendosur” të Pekinit.
Sanksionet e njëanshme të vendosura nga SHBA-ja “ndërhyjnë” në shkëmbimet normale tregtare dhe ekonomike mes vendeve përkatëse dhe “prishin” sigurinë globale energjetike dhe
Ajo tha se Kina i bën thirrje SHBA-së “të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të heqë sanksionet ndaj kompanive dhe shtetasve kinezë përkatës”, duke shtuar se Pekini do të “mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive dhe shtetasve të tij”.
SHBA-ja njoftoi në korrik sanksione ndaj gjashtë individëve dhe subjekteve në katër vende, përfshirë Kinën, për rolin e tyre në mbështetjen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe rrjetit të saj kryesor të transportit, Mahan Air.
Fushata e Washingtonit për izolimin e Teheranit nga sistemi financiar global pason luftën SHBA-Iran, e cila nisi më 28 shkurt.
Tensionet përkojnë gjithashtu me vizitën e planifikuar reciproke të presidentit kinez Xi Jinping në SHBA, pas vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Pekin në maj.



