Tragjedi në Idrizovë: I burgosuri 42-vjeçar kapi kabllon elektrike nën tension dhe humbi jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Entin Ndëshkues-Përmirësues „Idrizovë“, ku jetën e ka humbur një 42-vjeçar.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 29 gusht, në ora 14:43, në SPB Shkup është raportuar se në hapësirat e shëtitores së brendshme të institucionit, N.I. (42) ishte ngjitur në një shtyllë dhe kishte kapur një tel elektrik që ishte nën tension.
Gjatë incidentit, ai ka rënë nga shtylla, pas së cilës mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.



