Arrestohet shtetasi serb: Dy herë gjatë verës voziti me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar

Arrestohet shtetasi serb: Dy herë gjatë verës voziti me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar
Mbrëmë, më 29 gusht 2026, rreth orës 23:20, në pikën kufitare të Tabanocit, gjatë daljes nga vendi, policia arrestoi shtetasin D.P. (34) nga Serbia.
Gjatë kontrollit të automjetit “Škoda” me targa të Serbisë, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” u konstatua se ai ishte regjistruar në dy raste si autor i veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Më 22 korrik 2026, në orën 13:42, në autostradën A1, në afërsi të Demir Kapisë, ai kishte drejtuar automjetin me 163 kilometra në orë. Më 20 gusht 2026, në orën 19:40, në të njëjtën pjesë të autostradës, ishte regjistruar duke vozitur me 169 kilometra në orë.
Në të dyja rastet, shpejtësia maksimale e lejuar në atë pjesë të rrugës ishte 80 kilometra në orë.
Shtetasi serb u dërgua në Stacionin Policor të Negotinës për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.
Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe kufizimet e shpejtësisë.
“Drejtimi i pakujdesshëm dhe me shpejtësi të lartë rrezikon seriozisht jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Vozitni me përgjegjësi dhe respektojini rregullat – shpejtësia nuk është asnjëherë më e rëndësishme se jeta e njeriut”, apeluan nga MPB-ja.



