Tetë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojnë se deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, në mbarë vendin janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave tetë janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 17 janë shuar.
Sipas QMK-së, vatra aktive zjarri ka në komunat: Resnjë, Saraj, Petrovec, Jegunovcë, Çashkë, Prilep dhe Bogovinë.
Zjarri që kërcënonte të përfshinte një pjesë më të madhe të Parkut Kombëtar “Pelister” është vënë nën kontroll.
Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore.
Ndalesa për lëvizje në pyje është zgjatur deri më 30 shtator
Ndryshe, Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarresh.


