Maqedonia e Veriut në krizë socio-demografike: 1.005 lindje më pak se vdekje në tremujorin e dytë, ulen martesat shtohen divorcet

Shtimi natyror i popullsisë në Maqedoninë e Veriut mbetet negativ edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026 dhe arrin në -1.005 persona. Kjo do të thotë se numri i fëmijëve të lindur gjallë është më i ulët se numri i të vdekurve me kaq persona.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i fëmijëve të lindur gjallë në tremujorin e dytë ishte 3.684 dhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, është ulur me 3,0%.

Numri i të vdekurve në tremujorin e dytë të vitit 2026 u ul me 0,6% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 dhe arriti në 4.689 persona, prej të cilëve 10 ishin vdekje foshnjash.

Në këtë tremujor u lidhën 2.732 martesa dhe numri i tyre u ul me 2,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa u regjistruan 406 divorcime.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button