Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në transport dhe logjistikë

Memorandumet përfshijnë bashkëpunimin në sektorët e transportit hekurudhor dhe rrugor.

Siria dhe Arabia Saudite nënshkruan të enjten dy memorandume mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit në transport dhe logjistikë, sipas Agjencisë Arabe Siriane të Lajmeve (SANA), transmeton Anadolu.

Ministri sirian i Transportit, Yarub Badr, dhe homologu i tij saudit, Saleh bin Nasser Al-Jasser, nënshkruan marrëveshjet në Damask, raportoi SANA.

Memorandumet përqendrohen veçanërisht në bashkëpunimin në sektorët e transportit hekurudhor dhe rrugor, thuhet në lajm.

Sipas agjencisë, ato synojnë rritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e ekspertizës dhe kryerjen e studimeve për të ndihmuar në rehabilitimin e rrugëve dhe hekurudhave të Sirisë, si dhe për të rritur transportin dhe tregtinë përmes vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button