Fillon aplikimi për vaktin e subvencionuar studentor

Nga sot ka filluar aplikimi për vaktin e subvencionuar studentor për vitin akademik 2026/2027. Afati për aplikim përfundon më 31 gusht, ndërsa aplikim të ri duhet të bëjnë edhe përfituesit aktualë, edhe studentët e rinj që duan ta shfrytëzojnë këtë të drejtë nga 1 tetori.

Studentët që plotësojnë kushtet do të përfitojnë 140 denarë në ditë për ushqim, nga e hëna deri të shtunën.

Të drejtë për vakt të subvencionuar studentor kanë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që janë studentë të rregullt të ciklit të parë ose të dytë, si dhe studentët e studimeve të integruara në universitetet shtetërore dhe private.

Një kusht shtesë është që kandidati të mos ketë të ardhura mujore, nga çfarëdo burimi, më të larta se paga minimale neto në vend.

E drejta nuk vazhdohet automatikisht nga viti i kaluar akademik, ndaj edhe përfituesit aktualë duhet të aplikojnë përsëri.

Aplikimi bëhet tërësisht në mënyrë elektronike, përmes portalit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Kandidatët duhet të plotësojnë, nënshkruajnë dhe bashkëngjisin dy dokumente: “Aplikimi për përfitimin e së drejtës për vakt të subvencionuar studentor” dhe “Deklarata për saktësinë e të dhënave të vendosura”.

Të dy formularët duhet të jenë të nënshkruar dhe të bashkëngjiten në aplikimin elektronik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button