Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, diskuton me OKB-në për fuqizimin e politikave rinore

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia, ku në fokus ishin politikat rinore dhe përfshirja më e madhe e të rinjve në proceset e vendimmarrjes.

Në takim, Gashi së bashku me deputeten dhe kryetaren e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore, Dragana Bojkovska, diskutuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Kombeve të Bashkuara.

Bashkëbiseduesit shqyrtuan edhe mundësinë e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në periudhën e ardhshme, të fokusuara në nevojat dhe perspektivën e të rinjve.

Kryetari Gashi theksoi rëndësinë e krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë, duke u dhënë hapësirë për të shprehur idetë e tyre dhe për të realizuar potencialin e tyre në vend.

Sipas tij, të rinjtë duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në proceset vendimmarrëse dhe në ndërtimin e së ardhmes së Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button