Voziste pa patentë dhe me shpejtësi të teruar, kallëzim penal ndaj punonjësit të MPB-së

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale ka paraqitur kallëzim penal kundër A.J. nga Kumanova, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
Më 22.04.2026, i kallëzuari drejtonte një automjet pa e pasur të dhënë provimin e vozitjes dhe me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm ka paraqitur edhe propozim për nisjen e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë.