Norvegjia do t’i ofrojë Ukrainës 9.2 miliardë dollarë ndihmë të re në vitin 2027

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, gjatë një vizite në Kiev ka bërë të ditur se Norvegjia do t’i ofrojë Ukrainës 85 miliardë korona (9.2 miliardë dollarë) ndihmë të re në vitin 2027, transmeton Anadolu.

“Norvegjia do të vazhdojë të mbështesë luftën e Ukrainës për mbrojtje. Tani po dërgojmë një sinjal të qartë se Norvegjia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës, si në aspektin civil, ashtu edhe në atë ushtarak”, tha Store.

sipas transmetuesit norvegjez NRK, nga paketa e përgjithshme, 70 miliardë korona (7.5 miliardë dollarë) do të ndahen për mbështetje ushtarake, ndërsa 15 miliardë korona (1.6 miliardë dollarë) për ndihmë civile.

Angazhimi për vitin 2027 do të shënojë vitin e tretë radhazi që Norvegjia i ofron Ukrainës mbështetje vjetore prej 85 miliardë koronash.

Store mbërriti sot në Kiev së bashku me liderë të vendeve nordike dhe baltike.

“Çdo ditë, populli ukrainas jeton me pasojat e luftës brutale të Rusisë”, tha ai.

Ai tha se intensifikimi i sulmeve ruse me raketa dhe dronë ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës kritike nënkupton se civilët po “shënjestrohen në mënyrë sistematike”.

“Në të njëjtën kohë, Ukraina vazhdon luftën e saj për liri, pavarësi dhe të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e vet. Prandaj, është e rëndësishme që Norvegjia të vazhdojë të qëndrojë përkrah ukrainasve”, tha Store.

Gjatë vizitës, Store pritet të marrë pjesë në një samit mes Ukrainës dhe vendeve nordike e baltike, në aktivitetet që shënojnë Ditën e Flamurit Kombëtar të Ukrainës, si dhe të takohet me zyrtarë ukrainas.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button