Bastisje në Strumicë, gjendet armë dhe municion, arrestohet një 58-vjeçar

Një person është privuar nga liria gjatë një bastisjeje të kryer nga policia në Strumicë, ku janë gjetur armë dhe sasi e konsiderueshme municioni.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 21 gusht 2026, në orën 06:30, zyrtarë policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria Gj.R. (58) nga Strumica.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur një pistoletë ‘Crvena Zastava’, kalibër 9 mm, 187 copë municion për pistoletë, 40 copë municion për pushkë, dy karikatorë për pistoletë dhe një pushkë ajrore”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Sipas policisë, ekziston dyshimi i bazuar se armët dhe municioni i gjetur i përkisnin djalit të tij, D.R. (33), i cili i posedonte pa dokumentacion përkatës.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button