Arrestohen dy persona nga Kërçova, policia u gjen drogë dhe peshore digjitale

Gjatë një aksioni policor në Kërçovë janë arrestuar dy persona, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësirën e tyre afariste është gjetur drogë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se dje rreth orës 14:00, zyrtarë policorë nga policia kriminalistike pranë DPB Kërçovë kanë privuar nga liria A.Lj. (28) dhe L.Lj. (31), të dy nga Kërçova.
Gjatë kontrollit, i cili është kryer me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, peshore digjitale dhe sende të tjera që lidhen me veprën penale.
Nga MPB-ja njoftuan se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dy personave do të ngrihet kallëzim përkatës penal.


