Irani i quan sanksionet e reja amerikane “terrorizëm ekonomik”

Irani e ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “terrorizëm ekonomik” dhe “krime kundër njerëzimit”, pasi Uashingtoni njoftoi se do të intensifikojë sanksionet për të shtuar presionin ndaj Teheranit.

“Pa dyshim, sanksionet ekonomike amerikane kundër Iranit, të cilat kanë shënjestruar të drejtat themelore të njeriut të çdo qytetari iranian, përbëjnë një rast të ‘terrorizmit ekonomik’ dhe ‘krimeve kundër njerëzimit’. Autorët dhe nxitësit e këtyre sanksioneve meritojnë të gjykohen dhe të dënohen për kryerjen e këtyre krimeve të rënda”, tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë të transmetuar nga mediat shtetërore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button