Katër zjarre aktive në vend, tre janë nën kontroll

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në vende të hapura, nga të cilat 4 janë aktive, 3 nën kontroll dhe 18 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Zjarre aktive ka në afërsi të fshatit Moranë – fsh. Vërtekicë – fsh. Ramni Gaber në komunën e Studeniçanit, ku digjet pyll i përzier dhe në afërsi të Vidushit, Dragov dollit dhe Lokvicës në komunën e Makedonski Brodit, ku është djegur bimësi e ulët, pyll me rritje të ulët dhe shkurre. Zjarr aktiv ka edhe në komunën e Velesit dhe Zelenikovës, në zonën e fshatit S’lp i cili po përhapet drejt fshatrave Karabunjisht Dobrino dhe Tisovicë, si dhe në komunat Jegunoc dhe Saraj, afër fshatrave Kopanic dhe Tudencë i cili po përhapet drejt Bojanës.
Nën kontroll janë zjarret në fshatrat Aldanc dhe Norovë, Borinë dhe Zhitoshë në komunën e Krushevës, si dhe në deponinë në Kratovë.



