Arabia Saudite lëshon paralajmërim për “rrezik të mundshëm” në provincën Jazan

Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite ka njoftuar se është lëshuar një paralajmërim në provincën Jazan, në jugperëndim të vendit, për shkak të një “rreziku të mundshëm”, transmeton Anadolu.
“Është lëshuar një paralajmërim në provincën Jazan për të njoftuar për një rrezik të mundshëm”, tha agjencia në rrjetin social amerikan X.
Ajo u bëri thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet shoqëruese të sigurisë dhe të qëndrojnë brenda ambienteve të mbyllura derisa rreziku të kalojë.
Agjencia nuk dha detaje lidhur me natyrën e rrezikut.



