Drejtorëve të inspektorateve mandati u zgjatet nga 4 në 5 vjet

Nga 1 tetori drejtorët e inspektorateve shtetërore do të zgjidhen sipas rregullave të përcaktuara me Ligjin për Udhëheqësit e Lartë, ndërsa mandati i tyre do të zgjatet nga katër vjet, që është aktualisht, në pesë vjet, njofton SP. Kjo është paraparë me ndryshimet e propozuara të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektoriale, me të cilat ndryshon metoda e zgjedhjes, kushtet për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të inspektorateve shtetërore.

