Afrim Gashi: Marrëveshja e Ohrit solli paqe, dialog dhe vendosi barazinë në themel të institucioneve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në aktivitetin qeveritar me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke theksuar rëndësinë e saj për paqen, dialogun dhe barazinë në vend.
“Marrëveshja e Ohrit mbetet një nga pikat më të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët, një marrëveshje që solli paqe, dialog dhe vendosi barazinë në themel të institucioneve dhe shoqërisë sonë.
25 vjet më pas, detyra jonë është ta ruajmë këtë trashëgimi dhe ta forcojmë bashkëjetesën dhe besimin mes qytetarëve për një shtet të përbashkët, më të drejtë dhe më të barabartë”, ka shkruar Gashi.



