Arrestohet Alihan Kuriş, prijësi i Sylejmanxhinjve që veprojnë edhe në Ballkan e qytetet shqiptare: Operacion masiv në Turqi, 30 të prangosur për pastrim parash

Siç bëjnë të ditur mediat turke, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë ka ndërmarrë një operacion masiv të shtrirë në 17 provinca kundër një organizate të dyshuar kriminale të udhëhequr nga Alihan Kuriş, kreu i lëvizjes së njohur si Sylejmanxhitë. Operacioni përqendrohet në goditjen e krimeve financiare, pastrimit të parave dhe shkeljeve të rënda ekonomike
Detajet kryesore të operacionit
• Të arrestuar: Siç raportojnë mediat turke, janë vënë në pranga 30 të dyshuar, përfshirë drejtuesin kryesor të lëvizjes, Alihan Kuriş.
• Të shpallur në kërkim: Po vazhdojnë kërkimet për 10 persona të tjerë, ndërsa 3 të dyshuar besohet se ndodhen jashtë vendit.
• Urdhër-arreste: Gjithsej janë lëshuar 49 fletë-arreste.
• Kontrollet: Janë ushtruar kontrolle në 123 lokacione (43 adresa banimi dhe 80 ambiente biznesi që u përkasin 33 kompanive).
Aktivitetet e grupimit në Ballkan dhe në Tetovë
Lëvizja e Sylejmanxhinjve ka shtrirje të aktivitetit të saj edhe në rajonin e Ballkanit dhe në qytete të ndryshme shqiptare. Struktura të këtij grupi veprojnë edhe në Tetovë.

Hetim i përqendruar në “perandorinë ekonomike”
Siç bëjnë me dije mediat turke, autoritetet sqarojnë se hetimi nuk lidhet me aktivitete fetare apo shoqërore, por përqendrohet tërësisht në strukturën ekonomike dhe funksionimin e këtij grupi si një organizatë kriminale hierarkike me synim fitimin financiar.
Akuzat kryesore përfshijnë:
• Korrupsion dhe pastrim parash.
• Qarkullim të pazakontë financiar përmes kompanive me kapital të lartë.
• Parregullsi në transaksione tregtare që kapin vlerën e miliarda lirave turke.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button