Bekim Sali takon zyrtarin e Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për reformat dhe integrimin

Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka zhvilluar takim me Bradley Gardner, Shef i Sektorit Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, me rastin e marrjes së detyrës së tij të re.
Në takim është diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, si dhe për çështje që lidhen me reformat, forcimin e institucioneve dhe procesin e integrimit evropian të vendit.
Sali ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerin strategjik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Gardnerit i ka uruar sukses në detyrën e re dhe i ka dëshiruar mirëseardhje në vend.



