Zjarre aktive pranë Makedonski Brodit dhe mbi fshatin Moranë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 24 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat dy janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 20 zjarre janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarre aktive ka në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Dragov Doll, ku digjen bimësi e ulët, pyje dhe shkurre, si dhe mbi fshatin Moranë në Komunën e Srudeniçanit, ku është prekur pyll i përzier.

Zjarre nën kontroll janë zjarret në deponinë e qytetit në Dellçevë dhe në malin Ograzheden në Komunën e Novosellës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button