Ferati–Kolumbia: Fokus te rinia dhe bashkëpunimi ndëretnik

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati mirëpriti në takim Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia, në të cilin u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e proceseve që lidhen me zhvillimin e vendit.

Siç kumtoi Ministria për Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me të rinjtë, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua Kornizës së Bashkëpunimit pesëvjeçar me Qeverinë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi u diskutua edhe për katër shtyllat kryesore, ndër të cilat reformat e lidhura me Bashkimin Evropian dhe zbatimi i prioriteteve të programit qeverisës.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua afrimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike në vend, me theks të veçantë tek rinia si pikë bashkuese.

“Në këtë drejtim u vlerësua rëndësia e klubeve rinore që funksionojnë në kuadër të komunave, si dhe e unioneve të studentëve, si hapësira ku të rinjtë mund të përfshihen më aktivisht në jetën shoqërore dhe në proceset vendimmarrëse”, theksohet në kumtesën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button