Hasim Murtezani: Për 22 vite, kartelat e evidencës në Qeveri vetëm në maqedonisht – sot janë në dy gjuhë

Zv. Sekretari Shtetëror i Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani, ka reaguar ndaj atyre që sot flasin për gjuhën shqipe dhe respektimin e saj në institucionet e Qeverisë.

“Këta që sot flasin për gjuhën shqipe dhe për respektimin e saj në Qeveri, për 22 vite nuk ishin në gjendje as kartelat e evidencës së punëtorëve në Qeveri t’i bëjnë në dy gjuhë!”, thekson Murtezani.
Sipas tij, dallimi shihet edhe në dokumentet e përdorura në institucion.
📸 Foto 1: Për 22 vite, kartela e evidencës vetëm në gjuhën maqedonase.

📸 Foto 2: E shtypur gjatë periudhës së tanishme – në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht.

Mesazhi i Murtezanit është se respektimi i gjuhës shqipe duhet të dëshmohet me veprime konkrete dhe jo vetëm me deklarata.



