Pas vdekjes së Ismail Toçit, Mexhiti: “Sot ndahemi me dhimbje, por edhe me krenari”

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Ismail Toçit, të cilin e ka përshkruar si simbol të sakrificës dhe guximit.
Mexhiti ka kujtuar kontributin e Toçit si invalid i luftës së vitit 2001, duke theksuar se ai do të mbetet në kujtesë për sakrificën dhe jetën e tij të përkushtuar ndaj idealeve në të cilat besonte.
“Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ismail Toçit.
Vdekja e tij më preku thellë. Ismaili ishte nga ata njerëz që peshën e luftës nuk e mbajtën vetëm në kujtime, por edhe në trup, deri në fund të jetës. Si invalid i luftës së vitit 2001, ai mbeti simbol i sakrificës, guximit dhe i fitores.
Jeta nuk e kurseu, por ai e jetoi atë me dinjitetin e një njeriu që kishte dhënë shumë për idealet në të cilat besonte. Për mua dhe për shumë të tjerë, Ismail Toçi do të kujtohet me nderim për atë që ishte, për sakrificën që bëri dhe për gjurmën që la pas.
Sot ndahemi prej tij me dhimbje, por edhe me krenari për jetën që jetoi. Jetën e një luftëtari. Jetën e një heroi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Toçi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
Lamtumirë Ismail. Liria mban edhe emrin tënd!”, ka shkruar Mexhiti.



