Trajneri Flick: “Raphinha është lojtari më i rëndësishëm për mua”

Në Udine, me ndeshje që zgjatën vetëm 45 minuta, këtë të shtunë, Barcelona fitoi (1-0) kundër Nottingham Forest dhe humbi (0-1) ndaj Udineses. Italianët gjithashtu mposhtën (1-0) ekipin anglez dhe kështu fituan turneun trekëndësh.
Së fundmi, Hansi Flick, trajneri i ekipit katalanas, dha një vlerësim të testeve parasezonale në Itali. “Ndeshjet nuk ishin më të mirat, por seancat stërvitore ishin të mira. Nuk isha shumë i kënaqur me stërvitjen e së premtes, por më pas u përmirësua.
Ky është një parasezon i pazakontë. Nuk do të jemi në 100% formë deri pas pushimit ndërkombëtar (në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit)”, siguroi trajneri gjerman përpara se të lavdëronte Raphinhan.
“Duhet të menaxhojmë mbërritjen e Fermín López, Raphinha dhe lojtarëve të tjerë. Rapha ka qenë duke u stërvitur prej dhjetë ditësh dhe është lojtari më i rëndësishëm për mua sepse sjell dinamizëm dhe shpejtësi, të cilat janë ato që na duhen”, shpjegoi ai.
Lidhur me një transferim të mundshëm të Ferran Torres te PSG , trajneri i Barcelonës nuk pranoi të komentojë: “Nuk kam asnjë informacion.”



